Mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB, Trump kundër të gjithëve

Edhe njëherë Donald Trump kundër të gjithëve! Presidenti i SHBA-ve ka kryesuar për herë të parë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, dhe me këtë rast ka drejtuar gishtin tek armiqtë historikë, duke lënë pas Moskën. Fjalën e tij, Trump e nisi me Europën dhe më pas u shprehet: Kush nuk do të ndërmarrë sanksione mbi Iranin, do të përballet me një seri pasojash!

Referimi ishte qartazi në veçanti për Francën, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u tregua më i moderuar në reagimin e tij për këtë çështje. “Nuk e bashkëndaj metodën Trump. Çështja e Iranit nuk zgjidhet me një politikë izolimi”, tha Macron, transmeton TCH.

Në një moment përgjatë mbledhjes, presidenti i SHBA-ve sulmoi direkt edhe Kinën, duke e akuzuar për ndërhyrje përgjatë zgjedhjeve amerikane. Një sulm i drejtpërdrejtë ai i Trump, i cili ndjek detyrimet miliarda dollarëshe që i janë vendosur javët e fundit importeve kineze.

Tensioni me Pekinin është shumë i lartë dhe pavarësisht se njeriu më i fuqishëm në botë deklaron se ka raporte të shkëlqyera me liderin e Kinës Xi Jinping, shumë zëra flasin për një luftë të ftohtë të re.

Si përfundim, Trump i drejtohet një tjetër armiku historik, Iranit, të cilin e akuzon si mbështetës të terrorizmit dhe mbjellës të kaosit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button