Zhernovski e ka lëshuar sallën derisa Ivanov ka mbajtur fjalim në OKB

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski e ka lëshuar sallën e Asamblesë së Përgjithshme  të OKB-së gjatë kohës së fjalimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivnaov, njofton Portalb.mk.

“E lëshova sallën e OKB-së gjatë fjalimit të Ivanovit, pasi që nuk duam dhe nuk do t’i japim legjitimitet fjalimit të tij skandaloz, plot me manipulime, urrejtje dhe krijim të armiqve. Thirrja e hapur për bojkotim të referendumit dhe keqpërdorimi i ashpër është në fakt, apel për vetë-izolim, por edhe papërgjegjësi ndaj gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme. Maqedonia më nuk ka kohë për të humbur. Duke e dërguar në histori atë dhe qëndrimet e tij, vazhdojmë me miqtë tanë dhe partnerët nga NATO dhe BE që ta ndërtojmë, bashkë me qytetarët, ardhmërinë e përbashkët”,ka shkruar Zhernovski.

Ai para disa ditëve tha se edhe pse ka qenë i ulur afër presidentit Gjorge Ivanov në selinë e OKB-së, ata nuk kanë këmbyer asnjë fjalë.

Ndryshe, fjalimi i Ivanovit në OKB u cilësua si skandaloz, duke e pasur parasysh që ai u bëri thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë referendumin, edhe pse bashkësia ndërkombëtare në mënyrë ofensive ka kërkuar nga qytetarët e Maqedonisë që të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre.

http://portalb.mk/559141-ivanov-serish-ankohet-para-okb-thote-se-nuk-do-te-votoje-te-dielen/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button