Facebook mbyll llogarinë e uebfaqes ekstreme të djathtë në Austri

 Facebook mbyll llogarinë e portalit të lajmeve, ekstreme të djathtë, “Unzensuriert.at (Pacensurë), që bën publikime në Austri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga uebfaqja “Unzensuriert.at” thuhet se ende është e paqartë arsyeja e mbylljes së faqes së tyre në këtë rrjet social. Ndërkaq Facebook në lidhje me arsyen e mbylljes së kësaj faqeje ka dërguar një mesazh ku thuhet se “Aktivitetet e fundit në faqen tuaj nuk përshtaten me kushtet e përdorimit të Facebookut”.

Uebfaqja në fjalë reagon ndaj Facebookut për mbylljen e llogarisë së tyre në këtë rrjet social, duke pretenduar se ky është një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Kjo uebfaqe e cila shpesh nxit qëndrime kundër të huajve, muslimanëve dhe emigrantëve, njihet me afërsinë e saj me partinë ekstreme të djathtë, partner i koalicionit, Partia Austriake e Lirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button