Maqedoni, transformimi digjital është i shtrenjtë por i realizueshëm

Digjitalizimi, posaçërisht ai i administratës në Maqedoni është proces i shtrenjtë dhe i ngadalshëm. Shteti është i gatshëm për transformim digjital ndërsa TIK kompanitë në vend janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Përfaqësuesit e shoqatës së bizeseve së TIK-ut (Teknologjia informatike e komunikimit) dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe ambasadori i Holandës në Maqedoni Vilem Vauter Plomp, në kuadër të konferencës së organizuar nga MASIT “Transformimi digjital në Maqedoni: Sfidë ose realiteti” sot në Shkup, kanë diskutuar për gjendjen e institucioneve në Maqedoni dhe nevojën për digjitalizimin e të njëjtave, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk- MASIT “Transformimi digjital në Maqedoni: Sfidë ose realiteti”

Drejtoresha ekzekutive e MASIT, Anita Nakova, tha se qëllimi i konferencës është për të parë si është gjendja e digjitalizimit në Maqedoni. Sipas saj transformimi digjital është më se i nevojshëm në institucionet shtetërore, me qëllim që t’ju ofrojnë shërbime më efikase qytetarëve, shkruan Portalb.mk

“Kur flasim në temën transformimi digjital mendojmë për atë si të gjitha sektorët të bëhen më efektive përmes përdorimit të mjeteve TIK (Teknologji informatike e komunikimit). Institucionet të mund t’i ofrojnë sektorit civil shërbime në mënyrë elektronike. Ashtu që sot do të flasim për tema përmes së cilave do të shpjegojmë që Maqedonia është e gatshme për digjitalizim si dhe TIK kompanitë janë të gatshme për të ofruar ndihmë”, tha Nakova për Portalb.mk.

Portalb.mk- Damjan Mançevski

Ndërkaq ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski theksoi se dikasteri që ai e udhëheq dhe Qeveria janë të gatshëm të punojnë në këtë drejtim. Ai tha se janë në proces të realizimit të disa projekteve të cilat kanë për qëllim afrimin e qytetarëve me digjitalizimin.

“Transformimi digjital është një problem të cilin duhet ta zgjedhim e me të cilin përballemi çdo ditë sidomos ne në institucione. Megjithatë, transformimi digjital është i shtrenjtë në aspekt të parave dhe mjeteve, si dhe duhet të kihen parasysh edhe resurset njerëzore. Do të na duhen vite por dhe shekuj që qytetarët t’i afrojmë deri në transformimin digjital. Ministria për Shoqëri informatike dhe administratë dhe Qeveria e Maqedonisë, jemi nisur drejtë rrugës së ashtuquajtur transformim digjital, një pjesë nga ju jeni dhe të kyçur në këtë proces”, tha Mançevski gjatë fjalimit të tij.

Lidhur me projektet që kanë të bëjnë me digjitalizim të institucioneve, Mançevski përmendi projektin për regjistrimin e popullsisë në mënyrë elektronike, për të cilin tha se do të realizohet në vitin 2019.

Nga ana tjetër ambasadori i Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vilem Vauter Plomp, konsideron se digjitalizimi si pjesë e tregut tërheqë më shumë investues.

“Hyrja e lehtë në treg, lehtësia e punës dhe komunikimit kanë bërë që të tërheqin investitor holandez për të hyrë në tregun maqedonas. Kemi bërë dhe analizë për TIK mundësitë për zhvillim të rajonit, e cila do ta prezantohet në tregun ndërkombëtar. Kjo është vetëm një nga shumë faktet për rendësin  e tregut të këtij rajoni”, tha ambasadori Plomp.

Portalb.mk – MASIT “Transformimi digjital në Maqedoni: Sfidë ose realiteti”

LEXO: Gjysmën e popullatës së Maqedonisë e gjen në Facebook

Në Maqedoni internetin e përdorin 1,583,315 njerëz ose 75.9 për qind të popullsisë, ndërsa një milion (48 për qind) janë të lidhur në rrjetin social Facebook, sipas faqes statistikore të specializuar “Internet World Stat” . Në numrin e përdoruesve të internetit, krahasuar me fundin e tetorit të vitit të kaluar, ka një rritje prej 80,000 ndërsa nuk ka ndryshim në të dhënat për përdoruesit e Facebook.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button