Ambasada SHBA-ve në Maqedoni: Shmangni vendet ku mund të ketë protesta për referendumin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni i paralajmëron të punësuarit që ta shmangin pjesën rreth Kuvendit dhe qendrën gjatë kohës së referendumit.

Si ditë më kritike i theksojnë 27 shtatorin (sot) nga ora 19:00 si dhe 30 shtatorin, ditën e referendumit nga ora 19:00.

“Grupet e ndryshme kanë për qëllim të protestojnë kundër referendumit, për Marrëveshjen e Prespës, për emrin e Maqedonisë, të dielën, me 30 shtator. Demonstrata spontane dhe të paparalajmëruar mund të ndodhin edhe në Shkup dhe në qytetet tjera të vendit gjatë kësaj periudhe. I këshillojmë të punësuarit që të shmangin vendet ku mund të ketë demonstrata”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.

Nga Ambasada rekomandojnë që të punësuarit t’i shmangin pjesët ku mbahen protesta, të informohen nga mediat lokale për të rejat, t’i njoftojnë miqtë dhe familjet për sigurinë e tyre dhe të jenë të vëmendshëm për rrethinën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button