Parlamenti Evropian projekt për luftë kundër islamofobisë

Parlamenti Evropian (PE) sot ka nisur një projekt që synon luftimin e islamofobisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë projekt të inicuar, i cili financohet nga Komisioni Evropian (KE), morën pjesë një numër ekspertësh dhe profesorë universitetesh që trajtojnë çështjet e islamofobisë dhe racizmit

Të pranishmit u bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe vendimmarrësve politikë që të luajnë një rol më aktiv në luftën kundër islamofobisë dhe të forcojnë procedurat ligjore në lidhje me këtë çështje.

Projekti i titulluar “Lufta kundër islamofobisë” do të zgjasë gjithsej dy vjet.

Projekti do të analizojë narrativat dominante anti-muslimane në tetë shtete anëtare të BE-së, Francë, Gjermani, Belgjikë, Çeki, Hungari, Portugali, Greqi dhe Britani të Madhe.

Projekti, ndër të tjera, do të hetojë edhe atë se në çfarë mënyre muslimanët paraqiten si “kërcënim” dhe si ndërtohen “shtete gjithëpërfshirëse”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button