Berat, kapen 2.5 kg heroinë, 441 kg kanabis dhe 75 granata, arrestohet një person

Një sasi prej 2.5 kg heroinë, 441 kg kanabis dhe 75 granata janë sekuestruar nga policia në Berat, ndërsa është vënë në pranga edhe poseduesi i tyre, transmeton Top Channel. 

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Landi Bixheku, 47 vjeç, banues në Berat.

Sipas policisë, në banesën e të ndaluarit në lagjen “13 Shtatori” gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button