Analiza e IFIMES: Serbia dhe Rusia po operojnë në Maqedoni për të dështuar referendumi

Është rëndë që të sqarohet fakti se udhëheqësia e VRO-DPMNE-së publikisht po punon për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, por në momentet kyçe të historisë moderne të Maqedonisë nuk dëshiron që publikisht ta përkrahë angazhimin e euro-atlantik në referendumin e 30 shtatorit. Kjo ngrit dyshim se në formimin e kësaj pozite qëndron faktor i huaj, fillimisht, gjegjësisht Serbia dhe Rusia, shkruan analiza e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Ballkanit dhe Lindjes së Afërt (IFIMES), njofton Portalb.mk.

Për cilat interesa punon presidenti Gjorge Ivanov?

Shtrohet pyetja se për kë punon presidenti Ivanov dhe çfarë pret pas mbarimit të mandatit? Sipas informatave që janë publikuar në opinion, pasi që të mbarojë mandati i tij, në prill të vitit 2019-të, Ivanov do ta lëshojë Maqedoninë dhe do të shkojë në mërgim në vend autokratik, por përpara kësaj duhet që të përballet me autoritetet gjyqësore të Maqedonisë për veprime antikushtetuese.

Është e qartë se ka interesa të disa shteteve, para se gjithash Serbisë dhe Rusisë, që të parandalohet suksesi i referendumit, por çështja është se për çfarë interesi punon presidenti Ivanov?

Serbia dhe Rusia nuk duan që ta shohin Maqedoninë si anëtare të plotë të NATO-s, ndërkaq duan që të parandalohet pranimi kanonik të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonse, thuhet në analizën e Institutit Ndërkombëtar të Lubjanës.

Kujt i pengon referendumi i suksesshëm në Maqedoni?

Maqedonia po përballet me vendimin më të rëndësishëm të historisë së saj moderne. Është nën trysni të madhe të faktorëve të jashtëm bashkë me kolaborimin e një pjesë të fuqive të brendshme të cilët me çdo kusht duan që ta pengojnë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE, thuhet në analizë, gjatë së cilës theksohen dy opsione për vendin – nëse vendos për rrugën euro-atlantike, dhe çfarë e pret nëse e hedh poshtë këtë mundësi.

Për atë, fushata e referendumit ka qenë e vërshuar me një numër të madh të lajmeve të rrejshme dhe interpretim të shtrembëruar të Marrëveshjes finale mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Referendumi i suksesshëm në Maqedoni e ndërron fotografinë gjeopolitike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon.

Në situatë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përpara referendumit në Maqedoni e filloi iniciativën për ndryshim të kufijve, rëndësia e referendumit është edhe më e madhe, pasi që anëtarësimi në NATO e garanton integritetin territorial të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Integrimi euro-atlantik i Maqedonisë nuk është në dobi vetëm të Serbisë dhe Rusisë. Ata duan që referendumi të mos ketë sukses, që ta ndajnë Maqedoninë me ndihmën e qarqeve nacionaliste dhe separatiste.

Ekzistojnë vetëm dy opsione për Maqedoninë: Rrugën drejt bashkimit të shteteve të civilizuara ose të jetë pjesë konspiracionit rusomadh me qëllim të madh për ndarje dhe shkatërrim të Maqedonisë.

Tanimë ka sulme hakerësh

Tanimë ka sulme të hakerëve ndaj Maqedonisë, të cilat do të intensifikohen ashtu sikur afrohet dita e referendumit. Sulmet e hakerëve janë në drejtim të institucioneve shtetërore, Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërkaq në rrjetet sociale nëpërmjet plasimit të informatave të rrejshme, gjegjësisht dezinformatave dhe propagandës, përpiqen që të ndikojnë te qytetarët e Maqedonisë me qëllim që ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve dhe ta parandalojnë suksesin e referendumit. Në territorin e Maqedonisë, veçmas te etnikët maqedonas, po caktohet rrjet i agjentëve, të cilët me veprim dhe regrutim të individëve bëhet përpjekje që t’i kthejnë qytetarët, gjegjësisht të mos dalin në referendum, thuhet në analizën IFIMES.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button