Asociacioni për Iniciativa Demokratike: Nuk ka por, koha është Për!

Foto nga një tribunë e ADIAsociacioni për Iniciativa Demokratike (AID), si organizatë e cila është aktive tash e 25 vjet në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut, vlerave demokratike dhe marrëdhënieve ndëretnike, konsideron se është e rëndësishme që t’u drejtohen qytetatrëve dhe t’i përkujtojnë ata për rëndësinë e prononcimit në referendum.

“Referendumi i 30 shtatorit, është momenti kyç për marrjen e një vendimi të guximshëm dhe të pjekur! Marrëveshja me R. e Greqisë nuk do të thotë zgjidhje e të gjitha problemeve të shtresuara me dekada, siç është shoqëria e partizuar, etnocentrizmi, prakitika e mosndëshkimit, korrupsioni. Marrëveshaj është e qartë dhe kusht pa mëdyshje për hyrje të Maqedonsië në NATO dhe BE, dhe këtu nuk ka asnjëfarë dileme. Alternativa është izoilimi dhe pasiguria për ardhmërinë e vendit. Të gjithë presim hapjen e perspektivave të reja për të rinjtë, respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, qasjen e lirë deri te drejtësia dhe e drejta.

Ata thonë se kësaj jave, është momenti i pikërsihëm kur patjetër të bëhet lëvizja e vërtetë, qytetarët të sjellin vendimin përfundimtar, i cili do të thotë kapitull i ri në zhvillimin demokratik të shoqërisë sonë.

“Vendimi është i yni, të dalim dhe të votojmë!”, thonë nga AID.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button