Buçkovski: Nëse dështon referendumi, Maqedonia vetë do ta izolojë vetveten

Për një vit Maqedonia ka bërë hap serioz për të ardhmen euroatlantike, kështu deklaroi profesori dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski në emisionin “Bota është biznes” për televizionin bullgar “Blumberg TV”, transmeton Portalb.mk.

“Referendumi për emrin është moment historik për Maqedoninë, orientuar drejt zgjedhjes për kyçje në BE. Për fat të keq, marrëveshja me Greqinë ishte mundësia e vetme për ta hapur derën e Bashkimit Evropian. Është e qartë se mbi 700 mijë qytetarë të Maqedonisë do të votojnë ‘për’, por deri tani nuk dihet se a do të bashkohen ata që janë ‘kundër’”, tha Buçkovski.

Ai pajtohet se referendumi aktual është vazhdim i atij të vitit 1991.

“Atëherë luftonim për pavarësi, tani luftojnë të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, tha Buçkovski.

Sipas vlerësimit të tij, të dhënë në emision, për momentin në Maqedoni ka prej 1.300.000 deri 1.350.000 votues. Nga ana tjetër 250.000 deri 300.000 janë të pa përcaktuar të cilët nuk besojnë në politikan dhe për këtë me siguri nuk kanë votuar në zgjedhjet e kaluara.

Besoj se fushata momentale do t’ju ep inkurajim të dalin të votojnë, tha ai.

Sipas tij, deri në këtë moment emri Republika e Maqedonisë së Veriut është mundësia e vetme logjike.

“Nëse referendumi nuk kalon me sukses, nuk do të biem, por Maqedonia do të fillojë ta izolojë. Të rinjtë do ta lëshojnë vendin dhe nuk do të jemi atraktivë për investitorët. Ky referendum është i rëndësishëm duke pasur parasysh atë që ndodh në Shqipëri, Rumani, Bullgari, si shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Kjo është mundësi unikate”, tha Buçkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button