BPRM: Nuk ekzistojnë arsye që të hapen debate për devalvim eventual të denarit

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), si institucion kompetent për konceptualizim dhe zbatim të politikës monetare, thotë se është optimiste rreth optimalitetit të regjimit aktual të kursit këmbimit, thuhet në reagimin e tyre ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit për Investime të Huaja, Shtefan Peter, se nëse shteti ngelet jashtë BE-së, ajo do të nënkuptonte se do të ketë devalvim të denarit, njofton Portalb.mk.

“Stabiliteti i valutës së brendshme është spiranca kryesore për mbajtje të stabilitetit financiar dhe të çmimeve. Nuk ekzistojnë arsye, por as ndonjë nevojë që të hapen debate për devalvim eventual të denarit. Në ekonomi nuk ekzistojnë zhbalancime të cilat do të mundeshin të krijojnë trysni ndaj valutës së brendshme, por as ka indikacione për devijim të kursit nga niveli optimal i saj. Me rëndësi të madhe është ajo që këtë vit pozita eksterne e ekonomisë është veçanërisht e favorshme dhe e fuqishme, ndërkaq BPRM intervenon me neto-blerje të larta të devizave, që plotësisht i përforcon rezervat devize të cilat në bazë të vazhdueshme mbahen në nivel të lartë dhe krijojnë hapësirë që të reagohet ndaj trysnive eventuale dhe të mbahet kapacitet i fuqishëm për mirëmbajtje të stabilitetit të valutës së brendshme. Prej këtu, vlerësojmë se konteksti aktual në shtet fare nuk duhet që të lidhet me stabilitetin e valutës, por as me sistemin e brendshëm bankar. Edhe njëri edhe tjetri janë të shëndosha dhe rezistente”, thonë nga BPRM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button