Brenda 24 orëve, 18.000 pushues kosovarë në Shqipëri!

Nisja e sezonit turistik në Shqipëri shoqërohet me një fluks të qytetarëve të Kosovës të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës apo qyteteve të tjera. Të paktën 18 mijë persona kanë hyrë në 24 orët e fundit nga Kosova në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit në verilindje të vendit, një shifër kjo rekord që prej nisjes së sezonit veror. 

Në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, kjo edhe për faktin se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit ka arritur në 8./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button