Agjentë gjermanë do të këshillojnë për të drejtën e pensionit në Maqedoni dhe Gjermani

Sigurimi Pensional i Gjermanisë organizon ditë këshillëdhënëse në Maqedoni, ku nëpërmjet bisedave personale do të munden që të fitohen të gjitha informatat në lidhje me të drejtën e pensionit në Maqedoni dhe Gjermani, njofton Portalb.mk.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni thonë se bisedat do të kryhen më 16 tetor në Ohër, nga ora 10 deri më 16 në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, ndërkaq më 17 nëntor në Manastir, nga ora 10 deri në orën 16 në Zyrën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

Në bisedë do të marrin pjesë përfaqësues të tre institucioneve: Sigurimi Pensional Gjerman Muri i Bajernit, Sigurimi Pensional i Federatës Gjermane dhe Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button