Termine dhe hapësirë për gjykime në njësinë Shkup as për ilaç

Gjykata nuk mund të përballojë fluksin e lëndëve të ngritur prej akteve akuzuese nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, proceset gjyqësore që dolën si pasojë e dhunës në Parlamentin maqedonas me 27 prill të vitit 2017, por edhe një numër i madh i lëndëve me numër të madh të akuzuarish. Si një prej zgjidhjeve konsiderohet zhvendosja në Gjykatën Penale në ndërtesën e re, por kjo nuk e zgjidh problemin me kuadrin. Edhe kapaciteti i gjykatave duhet të merret si reform në gjyqësor për menaxhim me numrin e madh të gjykimeve të llojeve të ndryshme

Vasko (nuk është emri i vërtetë) është arrestuar së bashku me një grup prej disa personave, të cilët kanë tentuar që të bëjnë tregti me një sasi të caktuar të marijuanës prej Maqedonisë në Greqi. Vakso pretendon se nuk ka asnjë lidhje me transportin e drogës, dhe e vetmja gjë që e lidh me grupin është ajo se një prej të akuzuarve i ka kërkuar që t’i huazojë rimorkion për furgon. Vakso pretendon se bëhet fjalë për një marrëdhënie pune, dhe se ai nuk ka lidhje, as nuk e kanë ditur se për çfarë do të transportojnë ato që kanë huazuar rimorkion.

Për shkak se të arrestuarit e tjerë kanë pranuar fajin janë gjykuar me procedurë të shpejtë,ai ka vendosur që të dëshmojë pafajësinë gjykohet me procedurë të ndarë. Ai tashmë 10 muaj është në paraburgim, muajt e fundit në arrest shtëpiak.

Në gjykim në njësinë e Shkupit u soll edhe një polic i SPB Veës, por në seancë nuk kishte prokuror. Gjykatësit (një  këshill gjykatësish prej pesë anëtarëve) pas 15 minuta pritje, kanë vendosur që prokurorin ta thërrasin në telefon dhe të pyesin se a do të paraqitet në gjykatë, për lëndën, i cili për shkak të arrestit vlerësohet si urgjent.

PROKUROR AS PËR ILAÇ 

Prokurori, nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ju sqaron në telefon se është në prokurori, dëgjon persona të tjerë për një lëndë tjetër, dhe nëse e presin ai do të paraqitet, por njëkohësisht ka tjetër gjykim te një gjykatëse tjetër në të njëjtën gjykatë.

Pas 15 minutave shtesë, paraqitet prokurori, përderisa gjykatësja tjetër e cila po ashtu e pret nuk fillon me gjykimin, por lëviz lartë poshtë me nervozizëm nëpër korridor.

– Kolegë, do të jeni prokurori i parë i cili do të gjykohet për shkak të mosparaqitjes. Ligji na e jep këtë mundësi. Nuk mundet të mos paraqiteni në rastet e paraburgimit – shprehet gjykatësi Ognen Starev, i cili deri më tani ka dënuar shumë avokatë me nga 1000 euro në lëndë në Prokurorin Speciale Publike, të cilët nuk janë paraqitur në gjykim.

– Pranojë gjykatës, thotë prokurori Naum Panovski dhe arsyetohet se e gjithë prokuroria është e okupuar prej palëve dhe avokatëve, ka seanca dëgjim të cilët janë caktuar, ndërsa gjykimet mblidhen dhe si në këtë rast duhet në të njëjtën kohë të jesh në dy gjykime.

Pas fjalëve, gjykimi i Viktorit shtyhet për gjetjen e provave nga ana e prokurorisë, por del në pah edhe problemi tjetër: si të gjendet termin për gjykimin e ri.

Të dy gjykatësit shohin oraret e tyre dhe thonë se nuk kanë termin, sepse gjykojnë edhe disa lëndë të PSP, të cilat kanë më tepër të akuzuar, janë voluminoze, dhe janë një dyzin lëndë të tjera arresti. Mezi se gjejnë një termin, i cili ju konvenon gjykatësve, por jo edhe avokatit i cili në të njëjtën ditë ka gjykim në Shtip, ndeshje komunikacioni me të vdekur dhe duhet të paraqitet aty. Gjykatësit janë të vendosur, nuk kanë tjetër termin, dhe arrijnë në ujdi që gjykimi të mbahet pas dite, me atë se do të fillojnë kur do të arrij avokati, sepse lënda si paraburgimi është urgjente, dhe nuk ka mundësi tjetër për gjykim.

TERMIN AS PËR ILAÇ

Kjo lëndë nuk është e vetmja e cila shtyhet ose për të cilën nuk ka termin, për shkak të lëndëve të PSP dhe rastit “27 prill”, për të cilin janë caktuar rreth 60 data për gjykim përfshirë edhe marsin e vitit 2019.

Në atë lëndë, me 32 të akuzuar, ka mbi 60 avokat, dhe tani pjesa më e vështirë është të gjendet avokat i cili është specializuar për penale për subjekte të tjera, dhe të mos jet i angazhuar në lëndët e mëdha.

Për shkak të angazhimit të avokatëve në më shumë lëndë, sot u shty gjykimi për lëndën “Toplik” kundër ish ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski  dhe të akuzuarve të tjerë për arritjen e marrëveshjes për rastin e njohur “Sonçev grad” në Sopishte.

Tre avokatë të Janakieskit: Sanja Aleksiq, Elenko Millanov dhe Donço Nakov njëkohësisht kanë qenë në gjykim për “27 prill” dhe dy ditë para me letër e kanë njoftuar gjykatën se nuk mund të paraqiten në “Toplik” sepse “27 prilli” është lëndë paraburgim dhe duhet të jenë prezent.

Por, gjykatësit Osman Shanani nuk pranoi njoftimin e tyre edhe pse “27 prilli” ka qenë i caktuar njëkohësisht me këtë gjykim, dhe ka vendosur t’i dënojë me nga 1.000 euro.

Avokatët, të cilët deri më tani janë dënuar prej këtij këshilli, nuk kanë dorëzua ankesë ndaj vendimeve me të cilët janë dënuar.

Gjykatësit në njësinë e Shkupit, përkrah problemit që kanë të gjejnë termine për lëndët e tjera në të cilët gjykojnë, të cilat janë “më të vogla” në raport me ato të PSP-së, ballafaqohen edhe me problemin e hapësirës, sepse sallat janë të vogla dhe nuk nxënë më tepër se dhjetë persona, ndërsa në këto lëndë ka shumë të akuzuar, shto këtu edhe avokatët e tyre dhe kur në të janë prezent edhe gazetarët, policët, prokuroria, në gjykatë bëhen mbi 30 persona, në të cilën nuk ka vend as për një gjilpërë.

A ËSHTË ZGJIDHJE ZHVENDOSJA?

Kryetari i gjykatës Ivan Xholev, nuk dëshiron të parashikojë se kur do të zhvendoset gjykata në ndërtesën e re, e cila është bosh, edhe pse dy herë u hap në “mënyrë solemne” nga ana e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë së LSDM-së. Me 31 mars, para gjashtë muajsh u lëshuar në përdorim për herë të dytë, por në atë gjykatë, tash të improvizuar shfrytëzohen dy salla, ndërsa gjyqi hapet në ditën kur ka gjykim, përderisa në kohën e mbetur së bashku me pjesën tjetër e hapësirë mbeten më tej të mbyllura.

– Ndoshta do të zhvendosemi në tetor, nuk e di – shprehet Xholev. Në gjykatë, edhe se dy herë është lëshuar në përdorim, mungojnë shumë gjëra, duke filluar prej mungesave teknike, deri te elaboratet për siguri, si dhe probleme banale të tipit se rrjeti i kanalizimit është mbushur me çimento dhe i njëjti është jofunksional.

Në ndërtesën e re të Gjykatës penale ka edhe një tjetër sallë në të cilën gjykohet për “27 prill” e njëjta mund të mbajë 100 persona, dhe një më të vogël në katin e tretë, e cila ka dy salla të vogla që lidhen, njëra prej të cilave është më e madhe për rreth 50 persona. Sikur të funksiononte ndërtesa, do të kishte tri salla, atë në ndërtesën e vjetër dhe gjykatësit do të mund të merreshin vesh se kush cilën sallë do ta përdor për gjykim në lëndët në të cilat ka numër më të madh të akuzuarish.

Për zhvendosjen e gjykatësve dhe administratës së gjykatës prej ndërtesës së vjetër në të atë të renë, problem përbëjnë edhe faktet e PSP-së, të cilët janë të paketuar në paketa të mëdha dhe qëndrojnë te gjykatësit. Andaj nëse hyhet në zyrën e një gjykatësi, gjëja e parë që bie në sy janë paketat me faktet, të shënuara me emra të njohur të cilët fillojnë me “T” – Toplik, Tenk, Trajektorja, Titanik, Tortura…

Pas zhvendosjen së Gjykatës penale prej një ndërtese në tjetrën, ndërtesa e tanishme në “Njësia Shkup”, sipas një varianti do t’i kalojë Gjykatës Administrative, dhe sipas një varianti tjetër aty do të zhvendoset Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button