Zbulohet Volvo V60 Cross Country i ri

Volvo ka zbuluar modeli e ri V60 Cross Country për terrene të vështira i cili sfidon direkt Audi A4 Allroad e Volkswagen Passat Alltrack.

I bazuar në V60 standard, Cross Countryt i janë shtuar shumë tipare të veturave për terrene të vështira, si katër rrotat aktive 4×4 e rritja e lartësisë së tij për 75mm e shumë plastika mbrojtëse, transmeton koha.net.

Nga brenda Cross Country është pothuajse identik me modelin standard V60.

Modeli fillestar me të cili do të lansohet është ai D4 me naftë 2.0 litërsh që prodhon 187 kuajfuqi, e më vonë pritet të ofrohen edhe motor të tjerë e edhe versioni hibrid.

Edhe pse Volvo ende nuk ka zbuluar çmimin e Cross Country, ai pritet të jetë rreth 45 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button