Isco duhet të operohet nga zorra qorre

Lojtari i përfaqësueses spanjolle Isco ka ndezje në zorrën qorre, për çka sot do të duhet të hyjë në operacion, njoftoi Real Madridi, por nuk precizuan se sa kohë do të mungojë mesfushori, transmeton Anadolu Agency (AA).

Isco ishte në formacionin e parë në dy ndeshjet e fundit të Realit kundër Romës dhe Espanyolit. Përveç tij në stërvitjen e sotme nuk ishte as Dani Carvaljo, i cili me shumë gjasa nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme të kampionatit si mysafire e Sevilla-s.

Stërvitja e sotme e lojtarëve të Real Madridit kaloi në atmosferë triumfuese. Trajneri Julen Lopetegui dhe bashkëlojtarët mirëpritën me gëzim Luka Modriçin, i cili mbrëmë u shpall lojtari më i mirë në botë në përzgjedhjen e FIFA-s.

Përpos tij, mirënjohje morën dhe Thibaut Courtois si portieri më i mirë në botë. Nga skuadra e Realit çmime iu ndanë edhe Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Marcelo. Stërvitja e “mbretërve” filloi pas një festimi të shkurtër dhe fotografimit të përbashkët me trofetë e FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button