Kryeministri suedez nuk i mbijeton mocionit të mosbesimit

Në votimin e sotëm në parlamentin suedez, 204 deputetë votuan kundër kryeministrit Lofven, ndërkaq 142 votuan që ai të vazhdojë të qeverisë me vendin. Edhe deputetët e partisë së tij, Demorkratët Socialistë kanë votuar pro mocionin e mosbesimit, shkruan REL.

Tash duhet që kryeparlamentari të propozojë një lider të ri – një proces që pritet të marrë disa javë kohë që të përfundojë.

Lofven pritet që të qëndrojë si kryeministër në dorëheqje, derisa të vendoset se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post.

Lofven, lider i partisë së qendrës së majtë, Demokratët Social erdhi në pushtet më 2014. Partia e tij ka fituar 144 ulëse në parlament në zgjedhjet e muajit të kaluar, vetëm një ulëse më shumë se partia opozitare e qendrës së djathtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button