Gaza, shtëpitë e shëndetit në prag të shuarjes

Ministria palestineze e Shëndetësisë paralajmëroi se qendrat e mbrojtjes primare shëndetësore në Gaza janë në prag të shuarjes së plotë për shkak të mungesës së madhe të barnave, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shërbimi i mbrojtjes primare shëndetësore rrezikohet nga mungesa esenciale akute e barnave”, tha sot drejtori i Departamentit për mbrojtje primare shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza, Maher Shamiyya.

Shamiyya tha se shtëpitë e shëndetit në Gaza nuk kanë të paktën 100 barna nga lista esenciale që përmban gjithsej 143.

Mungesa e barnave dhe e pajisjeve mjekësore është pasojë e drejtpërdrejt e bllokadës që Izraeli i imponoi Gazës në vitin 2007.

Në të njëjtën kohë, sistemi shëndetësor në Gaza po përballet gjithashtu me problemin e mungesës së energjisë elektrike. Shumica e spitaleve dhe qendrave shëndetësore punojnë me agregate ndërsa ministria javën e kaluar njoftoi se lëndët djegëse për funksionimin e këtyre agregateve janë në përfundim.

Afër dy milionë banorë të Gazës kurohen në 13 spitale dhe 54 qendra të mbrojtjes primare shëndetësore, që janë në kuadër të Ministrisë dikasteriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button