Këto 5 zakone i bëni përditë, por nga sot hiqni dorë prej tyre pasi ju dëmtojnë (FOTO)

Janë disa zakone që ne i bëjmë në përditshmëri, por nuk e dimë që na dëmtojnë. Sa prej jush kur shtrihen për të parë një film, konsumojnë kokoshka sepse ashtu i shijon më shumë filmi. Mirëpo, ndoshta ju nuk e dinit, por pikërisht këto zakone të përditshmërisë na dëmtojnë pa e kuptuar. Bright Side na sjell disa nga këto zakone duke ju paralajmëruar që të hiqni dorë prej tyre, transmeton Class.

1-Mos i vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës

Pasagjerët kur bëjnë udhëtime të gjata, duan të jenë sa më komod. Mirëpo, kini kujdes nëse uleni në sediljen ngjitur me shoferin. Asnjëherë mos i vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës. Përveç se nuk është një pozicion i këndshëm për t’u parë, është i rrezikshëm. Në rast aksidenti, këmbët tuaja do të godasin fytyrën dhe do t’ju dëmtojnë. Edhe në rast frenimi ose ndalimi të papritur sërish ju do të dëmtoheni nga këmbët.

2- Mos i vendosni peshqirët e lagur në mbajtëse dhe mos e mblidhni perden e dushit në njërën anë

Është pothuajse një veprim i pavullnetshëm që pasi të thahemi me peshqir ta vendosim atë në mbajtëse. Gjithashtu është një veprim i pavullnetshëm që perden e dushit ta kalojmë në njërën anë. Mos bëni asnjë nga këto veprime. Peshqirët vendosini diku të thahen, ndërsa perden e dushit hapeni që edhe ajo të thahet. Nëse e kaloni në një anë dhe peshqirët i vendosni në mbajtëse, ato do të mbushen me mikrobe dhe do të qëndrojnë gjatë aty.

3-Mos pini kafe me stomakun bosh

Shumë prej nesh e fillojnë ditën me një kafe. Ky është një zakon i përditshëm, por që mund t’ju dëmtojë nëse e pini kafen me stomakun bosh. Kafja në stomak mund t’ju shkaktojë probleme me tretjen dhe urthin.

4-Mos konsumoni kokoshka

Shumicës prej nesh i shijon shumë një film shoqëruar me kokoshka. Mirëpo, ky zakon është mjaft i dëmshëm. Dentistët sugjerojnë të mos konsumohen kokoshkat pasi dëmtojnë dhëmbët tuaj. Grimcat e vogla të kokoshkave mbërthehen pas dhëmbëve dhe shumë e vështirë për t’u hequr. Kokoshkat gjithashtu kanë shumë yndyrë, prandaj mundohuni që të shikoni një film pa i konsumuar ato.

5-Mos i shtrydhni puçrrat

Nëse keni një puçërr, mos e shtrydhni. Një puçërr e shtrydhur është më e ekspozuar ndaj baktereve, prandaj, asnjëherë mos e bëni këtë veprim pasi ju dëmton. Nëse ju e shtrydhni ajo të bëhet e kuqe, për shkak të mikrobeve, prandaj nëse jeni të shqetësuar për puçrrën që nuk po ju ikën, vizitoni një dermatolog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button