fbpx

#AeDiÇfarë? Në Manastir u diskutua për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Maqedoni si vend anëtar i BE-së.

Ngjarja e gjashtë e serisë me emrin #AeDiÇfarë që u zhvillua dje (24.09.2018) me fillim në orën 17:00 në NUUB “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Fokusi kryesor i diskutimit ishte mbrojtja e mjedisit jetësor në Maqedoni si shtete anëtare e BE-së. Moderator i ngjarjes ishte Nazim Rashidi, ndërsa bashkëfolësit e tij ishin prof. Dr. Zoran Shapuriç – Ministër pa Resor përgjegjës për rregulloren e përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Bllazhe Josifovski, kryetar i “Ajde Makedonija” dhe Mite Risov, kryetar i “Geosfera” nga Manastiri.

Ishin të pranishëm mbi 60 mysafirë në ngjarjen, që filloi me një “ekspozitë”, në të cilën si eksponentë qëndronin të dhënat e ndryshme të shtetit në krahasim me shtetet fqinje tona pas anëtarësimit të tyre në BE. Folësit në fillim i prezantuan qëndrimet e tyre për situatën aktuale me ndotjen dhe ndotësit e ndryshëm në Maqedoni, dhe kanë shqyrtuar edhe pengesat dhe problemet me të cilat përballohen qytetet si Manastiri dhe Shkupi me ndotjen që ndodh nga ngrohja me dru dhe materiale tjera. Prezantuesit e panelit që kanë përvojë afatgjate në luftën kundër ndotjen dhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor kanë prezantuar përvojat e shteteve fqinje dhe kanë sqaruar mënyrën si anëtarësimi do të ndikonte në këtë fushë dhe mënyrat që do të avanconin mbrojtjen e mjedisit jetësor në tërësi. Vijonin një sërë pyetjes nga të pranishmit lidhur me temën. Më tepër diskutohej rreth ndotësit si TEC Bitola, si dhe në çfarë mënyre kontribuojnë mjetet e ngrohjes me dru që përdoren nga shumë qytetarë, për mënyrat e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit, për mbështetjen e bizneseve të gjelbër, etj.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit #AeDiÇfarë të cilin zhvillon Democracy Lab në nivel kombëtare për të informuar qytetarët për pjesë të temave që vlejnë për komunitetet e tyre dhe mundësitë që ofron Bashkimi Evropian shteteve anëtare nëse përballohen me sfida dhe mbështetje për gjetjen e zgjidhjeve.

Sefer Selimi, themeluesi i Democracy Lab si platformë për ndërtimin dhe përforcimin e vlerave demokratike veçanërisht tek personat e rinj dhe sektorin qytetar, ka theksuar që të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të marrin pjesë në ngjarjet që të mësojnë më tepër dhe të informohen për ato tema të cilat ju interesojnë. Më tepër informacionet në lidhje me kohën, vendin dhe temën e diskutimit të dialogëve vijuese mund të gjendet në Facebook faqen e Democracy Lab.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close