Adelina Ismajli me videoklip të ri (VIDEO)

Adelina Ismajli është shkëputur përkohësisht nga angazhimet që ka në Zvicër dhe Francë, për të realizuar një projekt për fansat e saj shqiptarë.

”Në Vlorë u xhirua një videoklip veror. Nuk them që është videoklipi më i mirë i verës, por është një gjë e bukur dhe interesante dhe ndoshta ia vlen të shikohet. Ka shumë situata komike brenda dhe estetikë të tepruar për shkaqe skenari, por s’dua ta zbuloj të tërin”.

Adelina ka rrëfyer se ajo që ndodhi në Vlorë ishte pak komike, sepse videoklipi solli shumë tërheqje vëmendje dhe për pak kohë u bllokua plazhi.

“Është një situatë komike që ndodh mes dy personazheve dhe ka dy kuptime, jo përqeshje, por kemi ngacmuar pak klipet ballkanike ku ka hiperbolizime të të gjitha lllojeve, që tek zgjatimet e flokëve, gjestet e tepruara, ngjyrat etj, ” ka thënë Adelina për mediat shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button