fbpx

“Bombë”, Milloshoski ka dashur ta montojë një person, Jankulloska: Për këtë shkohet në burg

Në një nga bisedat e përgjuara të cilët janë lëshuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”, për shoqërim kriminel dhe parregullsi zgjedhore në lidhje me zgjedhjet e vitit 2013, ministrja e atëhershme e MPB-së, Gordana Jankulloska flet për plan monstruoz të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski, njofton Portalb.mk.

Illoshoski, sipas asaj që e tregon Jankulloska, sekretarit të atëhershëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovskit, i ka propozuar Jankulloskës me anëtarë lokalë të partisë një kërçovarit t’i vendosin në shtëpi një grumbull letërnjoftimesh, të cilat vetëm se i ka siguruar. Jankulloskës i ka thënë se ajo vetëm duhet që të dërgojë ekipe të MPB-së dhe ta arrestojnë njeriun.

“Nuk mundesh bre Kire ashtu të bësh. Cilido qoftë le të jetë, edhe ciganë edhe shqiptar (me ton ofendues “shqiptar”, shkrim i redaksisë), në shpirt do ta mbash. Për këtë shkohet në burg. Nuk mundesh kështu me montime, me bastisje nëpër shtëpi. Ta montosh dikë për ndonjë punë tënde, nuk është në rregull. Nesër armë atje do të kërkojmë, gjykata nuk do të na japë urdhër”, i thotë Jankulloska Bozhinovskit, i cili u pajtua me mendimin e saj.

Më pas Gordana ka folur për trysni më të vogla dhe i ka thënë Kirilit: “E di, punët indiane bëhen në heshtje. Punët duhet t’i bëjmë me masë.

Sipas bisedës së përgjuar që u publikua në seancën gjyqësore që u mbajt dje, dhe vazhdoi edhe në mbrëmje, Antonijo Milloshoski ka ofruar që edhe të ndihmojë edhe për transportin e organizuar të votuesve të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në Itali gjatë zgjedhjeve lokale.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close