Menduh Thaçi nga Tetova: Për ne 30 shtatori është mundësia e parë dhe ndoshta edhe e fundit

 “Për ne 30 shtatori është mundësia e parë dhe ndoshta edhe e fundit, ne duhet të flasim shumë hapur me të gjithë shqiptarët. Ne atë ditë vëllezër në rrugën që marrim drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian gjeneratave të reja u mundësojmë liri, demokraci dhe zhvillim, ndërsa rruga tjetër është rruga e shkatërrimit, rruga e luftës, rruga e vrasjeve dhe rruga e cila të çon në shkatërrim të plotë”, kështu tha lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në fjalimin e tij në takim me banorët e Tetovës.

Ai gjithashtu tha se integrimi në NATO do t’i eliminojë të gjitha barrierat artificiale që kanë vendosur maqedonasit mes neve dhe shqiptareve tjerë dhe ne të gjithë do të punojmë bashkë.

“Bashkimi Evropian dhe NATO garanton një zhvillim përtej ekonomik të kombit shqiptar, ky integrim për shkak se NATO nuk është vetëm organizate ushtarake, është organizatë me standarde të definuar. Ky integrim përnjëherë do t’i eliminojë të gjitha barrierat artificiale që kanë vendosur maqedonasit mes neve dhe shqiptareve tjerë dhe ne të gjithë do të punojmë bashkë, do të bëjmë biznese bashkë, do të kemi kapitalin e përbashkët dhe këtu do të zhvillohemi të gjithë së bashku ekonomikisht. Unë besoj në angazhimin tonë drejt kësaj rruge, ka edhe të tjerë që natën veprojnë kundër, ndërsa ditën duken se janë pro”, tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button