Industrisë së naftës i nevojiten 11 trilionë dollarë investime deri në vitin 2040

 Industria e naftës ka nevojë për investime të cilat kapin shumën prej rreth 11 trilionë dollarë, dhe të njëjtat do të duhet të realizohen deri në vitin 2040, në mënyrë që të jetë e aftë të përmbushë kërkesën dhe ofertën globale, thuhet në buletinin e publikuar të OPEC-ut, “Pikëpamja e Naftës Botërore 2040”, raporton Anadolu Agency (AA).

Investimet në kërkimin dhe prodhim të naftës, që kërkohen të realizohen në periudhën 2018-2040, llogariten në 8.3 trilionë dollarë, thuhet në buletinin e OPEC-ut, i cili sqaron se pjesa më e madhe e këtyre investimeve, do të duhet të bëhet në shtetet që nuk janë pjesë e organizatës.

Në periudhën afatmesme, vendet jo-OPEC vlerësohen të investojnë mesatarisht rreth 350 miliardë dollarë në vit, ndërsa për vendet anëtare të OPEC-ut, pritet fillimisht të jetë rreth 40 miliardë dollarë në vit, dhe pastaj mbi 60 miliardë dollarë në plan afatgjatë.

– Investimet në rafineritë rreth 1.5 trilion

Totali i investimeve në tri kategoritë e rafinimit të naftës, projektet e njohura, shtesat e kërkuara dhe zëvendësimi i kapacitetit të mirëmbajtjes, vlerësohet të jetë nën 1.5 trilion dollarë, që do të duhet të realizohet në periudhën 2018-2040, thuhet në publikimin e OPEC-ut.

“Nga kjo shumë, 283 miliardë dollarë pritet të investohen në projektet afatmesme, ndërsa 306 miliardë tjera, do të investohen në projekte afatgjate”, nënvizon raporti.

OPEC-u ka projektuar se kërkesat për investime në mirëmbajtje dhe zëvendësim të pajisjeve do të kushtojë 895 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button