Mickoski përsëri konfirmoi se opozita maqedonase nuk ka lider

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për fat të keq, konfirmoi se opozita maqedonase nuk ka udhehqës i cili ka qëndrim të fortë për referendum, madje dhe sikur ai të ishte për bojkot ose votim “kundër”, por i ka konfirmuar dyshimet e një numrit të madh të kritikuesve të VMRO-DPMNE-së se ai nuk do të ketë sukses që të dalë nga hija e ish liderit Nikolla Gruevski, vlerëson analisti Sefer Tahiri, pas intervistës së mbrëmshme të Mickoskit në TV “Telma”, njofton Portalb.mk.

Tre ditë përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, opinioni përsëri ngeli pa përgjigje të qartë për qëndrimin e liderit të partisë për referendumin.

“Qëndrimi qytetarët vet le të sjellin vendim se si do të veprojnë në referendum, nuk është qëndrim, por është ikje nga përgjegjësia në një moment kyç për shtetin. Vlerësoj se nëse referendumi do të jetë i suksesshëm, dhe ai si lider nuk e ftoi anëtarësinë që të votojë “kundër”, do të përballet me kërkesë për përgjegjësi nga ai, të cilën do ta ngritin numër i madh i anëtarësisë së kësaj partie”, prognozon për DW Tahiri.

Ai thotë se Mickoski nëpërmjet kritikës së Marrëveshjes është ëprpjekur që ta kritikojë kryeministrin Zaev, por nuk ka pasur përgjigje për thirrjet e përfaqësuesve ndërkombëtar, siç janë Stoltenberg ose Merkel, të cilët i ftuan qytetarët që të dalin në referendum.

“Mickoski, gjithashtu, ishte konfuz rreth çështjes se si do të votojnë deputetët e VMR-DPMNE-së, nëse referendumi kalon pozitivisht, edhe pse paraprakisht tregoi qëndrim të liderit se nëse qytetarët e përkrahin referendumin deputetët e kësaj partie do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese. Në intërvistë, gazetarja e udhëzoi Mickoskin që t’i pyet deputetët”, thotë Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button