Sllovenia pa Oblakun deri në fund të vitit

Federata Sllovene e Futbollit ka pranuar kërkesën e Jan Oblak, portierit të Atletico Madrid, që të mos ftohet nga përfaqësuesja sllovene deri në fund të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Portieri 25 vjeçar, sipas pretendimeve të mediave spanjolle dhe sllovene, në Madrid u takua me Radenko Mijatoviç, presidentin e FF të Sllovenisë. Gjatë takimit Oblak ka kërkuar që të mos ftohet nga përfaqësuesja sllovene deri në fund të vitit, në mënyrë që të shërohet plotësisht nga lëndim i shpatullës.

Një nga portierët më të mirë evropian gjatë bisedës me Mijatoviç ka thënë se, nëse dakordohen, me kënaqësi do të pranojë rolin e kapitenit të përfaqësueses sllovene dhe se kjo do të ishte nder i madh për të.

FF e Sllovenisë thotë se Oblak ka një dëshirë të madhe që me përfaqësuesen të arrijë rezultate të mira për kualifikim në Kampionatin Evropian, që fillon në mars të vitit të ardhshëm.

Në tetor Slloveninë e presin dy ndeshje të Ligës së Kombeve, të cilat do t’i luaj pa Oblakun. Më 13 tetor do të udhëtojnë në Norvegji, dhe tre ditë më vonë do të presin Qipron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button