Ja ku duhet të jetoni duke u bazuar në shenjën e horoskopit tuaj!

Ndërsa udhëtimi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i aksesueshëm dhe gobalizimi po e bën botën të duket më e vogël çdo ditë e më shumë, numri i të rinjve të cilët po largohen nga vendi i tyre për të gjetur fatin në vende të tjera po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas astrologes Kelli Fox, çdo shenjë e horoskopit tërhiqet nga një destinacion i caktuar rreth e rrotull botës që I lejon ata të nxjerrin në pah karakteristikat e tyre më të mira.

 

Dashi (21 Mars- 19 Prill)

Sipas zonjës Fox, Dashi duan të jenë të lirë dhe të jetojnë momentin, prandaj ata duan të jetojnë në vende ku promovohet individualiteti, gara dhe puna.

Ku të jetoni: Argjentinë, Australi, Teksas dhe Alaska.

Demi (20 Prill-20 Maj)

Demat punojnë fort kur duhet ama iu pëlqen edhe që të jetojnë jetën. Demi e di se balanca midis punës dhe jetës personale është çelësi për të patur një jetë të lumtur dhe kjo shenjë e tokës adhuron natyrën e bukur.

Ku të jetoni: Tahiti, Dominica, Zelandë e re dhe Mauritius.

Binjakët (21 Maj- 20 Qershor)

Qytetet dhe shtetet me një rritje të shpejtë ekonomike dhe kulturore por edhe ku njerëzit janë miqësorë janë vendet ideale që binjakët të jetojnë të lumtur.

Ku të jetoni: Çikago, Dubai, Estoni dhe Hong Kong.

Gaforrja (21 Qershor- 22 Korrik)

Një gaforre dëshiron që të ndihet si në shtëpi kudo që shkon dhe në fakt këto shenja mund të kenë shumë problemeqë të largohen nga shtëpia. Gaforret i bëjnë miqtë e tyre familje prandaj një kulturë e orientuar te familja dhe mikëpritëse është e duhura për shpirtin delikat të Gaforres.

Ku të jetoni: Greqi, Hauai, Xhamajkë dhe Kolumbi.

Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Luanio dëshiron të jetojë kudo ku mund të shprehë vetveten dhe të shpërblehet për këtë. Sipas Znj. Fox kjo do të thotë të jetosh në vende ku drama, dhuntitë dhe pamja mahnitëse janë kusht nëse dëshiron të ecësh përpara.

Ku të jetoni: Rio de Janeiro, Los Angeles, Las Vegas dhe Mumbai.

Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Virgjëresha preferon pastërtinë, perfeksionin dhe efikasitetin. Kjo shenjë e dedikuar e tokës do të punojë fort dhe do të ndihet rehat në një kulturë ku puna është e rëndësishme por një viregjëreshë gjithashtu synon një vend i cili fokusohet në shëndet, jeton me stinët dhe është qetësi.

Ku të jetoni: Hollandë, Austri, New England dhe Singapor.

Peshorja (23 Shtator-22 Tetor)

Nëse Peshores I jepet një mundësi për të zgjedhur me shumë mundësi nuk do të mund të vendoste ku te jetonte por kjo shenjë që do harmoninë, bukurinë dhe luksin dëshiron të jetë aty ku çdo gjë është e aksesueshme. Peshores I pëlqejnë qytetet modern ku arti, muzika, kultura dhe figura e bukur janë të rëndësishme.

Ku të jetoni: Paris, Italinë Veriore, Stokholm dhe Pragë.

Akrepi (23 Tetor- 21 Nëntor)

Akrepi ndihet I gjallë në vende seksi, misterioze dhe madje të rrezikshme. Akrepi është një njeri I lindur për biznes prandaj korporatat active që nuk e kanë arritur ende qëllimin e tyre janë perfekte për të. Akrepët dëshirojnë të mbajnë sekretet, lidhjet dhe fuqinë e tyre larg syve të të tjerëve.

Ku të jetoni: Shangai, Amsterdam, Bankok dhe Washington DC.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Një udhëtar I lindur Shigjetari I do hapësirat e gjera dhe qytetet e mëdha pasi ka edhe një dashuri të madhe për kulturën dhe natyrën.

Ku të jetoni: Kanada, Norvegji, Afrikën e jugut dhe Kosta Rika.

Bricapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Bricjapët I intrigojnë qytetet dhe shtetet që janë në epiqendër të shëndetit, fuqisë, biznesit dhe politikës botëore. Bricjapët nxjerrin në pah më të mirën prej tyre në vende të sofistikuara me tone të theksuara kulturore dhe diskrete.

Ku të jetoni: Londër, Zvicër, Berlin dhe Katar.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Ujorët jetojnë në të ardhmen dhe dëshirojnë progress, barazi dhe një ndjenjë kolektive të arritjes. ‘Nxirrni në pah të çuditshmen dhe të mrekullueshmen, socializmin dhe shpikjen,’ thotë Znj, Fox. Qyetet e prirur teknologjikë dhe kultura e hershme janë perfekte për Ujorët.

Ku të jetosh: Tokio, Seul, Izrael dhe Islandë.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Kur Peshqit thonë se dëshirojnë të largohen nga gjithëçka e kanë seriozisht. Sipas znj. Fox Peshqit dëshirojnë një parajsë dhe një ‘botë’ larg nga pjesa tjetër e botës.

Peshqit e ndjeshëm dhe emocionues dëshirojnë të jetojnë në një vend misterioz dhe magjik ku mund të përfshihen me rrjedhën.

Ku të jetoni: New Orleans, Uells, Peru dhe Bali.

Burimi/Dailymail

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button