Gjyshi më i fortë në botë

Mike Greenstein është gjyshi më i fortë në botë, pasi ai ka tërhequr makinën “Buick” prej 1.730 kilogramëve vetëm me dhëmbë.Ky veteran i Luftës së Dytë Botërore, është i biri i një senatori të famshëm amerikan të cilin të gjithë e njihnin me emrin “Atomi i Fuqishëm”, dhe Mike-un tani e quajnë “Atomi i Fuqishëm Junior”.

Me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Mike në qendër të Nju Jorkut edhe njëherë tregoi se ka dhëmbë të çelikut, sepse “Buick”-un e tij prej 1730 kilogramësh e tërhoqi disa metra poshtë rrugës. Megjithatë, kjo është bërë në tentimin e dytë, sepse gjatë përpjekjes së parë, në makinë u ul shoku i tij i cili u përpoq të bënte shaka me Mike-un e vjetër.

Largoje atë këmbë nga frenat, bërtiti “Atomi i Fuqishëm Junior”, i cili më pastaj pa asnjë problem bëri tërheqjen e makinës

Lajme të ngjashme

Back to top button