fbpx

Anëtarësimi në NATO është test për BPV-në e Maqedonisë (INFOGRAFIK)

Çfarë përfitime ekonomike mund të presin qytetarët e Maqedonisë nga anëtarësimi eventual i vendit tonë në NATO, sa para ka harxhuar Maqedonia për modernizimin e Armatës së Maqedonisë dhe vendosjen e NATO-standardeve në vitet e kaluara dhe sa para do të harxhojë në të ardhmen, janë vetëm disa nga pyetjet që meritojnë kujdes duke e pasur parasysh atë se në referendumin e caktuar për më 30 shtator do të vendoset për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen se çfarë përfitime të drejtpërdrejta financiare do të fitonte Maqedonia nëse do të bëhej anëtare e barabartë e NATO-s, nga Ministria e Mbrojtjes thonë se sipas analizave krahasuese, përfitimet në vendet tjera pas anëtarësimit në NATO kanë qenë në drejtim të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së investimeve të huaja.

“Në vitin 2004 përpara hyrjes së Estonisë në NATO, rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BVP) ka qenë 6.2%, ndërkaq në vitin e ardhshëm, gjegjësisht në vitin 2005 është rritur në 9.3%, ndërkaq në vitin 2010 është rritur për 10.2%. Në vitin 2004 përpara hyrjes së Letonisë në NATO rritja e BVP-së së këtij vendi ka qenë 8.3%, ndërkaq në vitin 2005 është rritur në 10.6%, që më pas në vitin 2006-të të rritet në 11.8%. Gjithashtu në Estoni investimet e huaja direkte trefish janë rritur falë efektit pozitiv ndaj ekonomisë që e ka anëtarësimi i vendit në NATO, nga 968.5 milionë euro, investimet e huaja direkte kanë arritur në 3.1 miliardë euro pas anëtarësimit në NATO. Mali i Zi, në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka pasur rritje të dyfishtë të investimeve, pasi që u anëtarësua në NATO, dhe e forcoi sigurinë dhe stabilitetin e saj”, thonë nga Ministria.

Prej atje shtojnë se anëtarësimi në NATO pozitivisht do të ndikojë edhe në rejtingun kreditor të vendit, gjegjësisht për kushte më të mira për rritje dhe zhvillim ekonomik.


Në lidhje me harxhimet, nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se në periudhën 2008-2018 për modernizimin e armatës janë ndarë gjithsej 5.2 miliardë denarë ose rreth 85 milionë euro. Kompetentët prognozojnë se në të ardhmen Maqedonia do të duhet të ndajë 2% nga BVP-ja për Mbrojtje.

“Në Samitin e NATO-s në Vels në vitin 2014-të, u është dhënë rekomandim vendeve anëtare që deri në vitin 2024 t’i rritin harxhimet për mbrojtje në nivel prej 2% nga BVP-ja me qëllim që t’i plotësojnë qëllimet e tyre për zhvillim të aftësive mbrojtëse. Njëkohësisht, vendet anëtare janë obliguar, që t’i rritin investimet e tyre vjetore për pajisje dhe modernizim në 20% ose më shumë nga harxhimet e përgjithshme të mbrojtjes. Në Kontrollin Strategjik të Mbrojtjes, projektimi i buxhetit të mbrojtjes është në drejtim të përkushtimeve për ndarje të 2% nga BVP-ja për Mbrojtje deri në vitin 2024, që do të arrihet me rritje të shkallëzuar vjetore të buxhetit nga 02% pikë nga BVP. Në kornizat e atyre mjeteve, 20% nga buxheti në Mbrojtje do të jenë të ndara për modernizim”, thonë nga Ministria.

Në pyetjen se në sa misione të NATO-s deri më tani kanë marrë pjesë ushtarët e Maqedonisë dhe kush paguan për angazhimin e tyre, nga Ministria e Mbrojtjes thonë se deri më tani ushtarët e Maqedonisë kanë marrë pjesë aktivisht në operacionin ISAF në Afganistan (nga viti 2002 deri në vitin 2014) dhe operacionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan nga viti 2015-të e këndej.

“Për momentin në operacionin “Mbështetje e vendosur” Ministria e Mbrojtjes i mbulon harxhimet për rroga dhe kompensime, ndërkaq harxhimet tjera siç janë transporti, ushqimi, akomodimi dhe harxhimet tjera logjistike rregullohen me marrëveshjen bilaterale me vendet udhëheqëse të misionit”, thonë nga Ministria.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button