Neymar e gëzon tifozin e vogël, e përlot gjithë botën me gjestin e tij (FOTO)

PSG arriti të fitonte me përmbysje përballë skuadrës së Renes. Te besuarit e trajnerit Thomas Tuchel arritën të kthenin rezultatin në favor të tyre pasi u gjendën të dizavantazh pas autogolit të Rabiot.

Ndërkohë kjo ndeshje ra në sy dhe për një moment të veçantë, njofton Lajmi.net.

Në momentin kur braziliani Neymar po dilte nga fusha për tu zëvendësuar, një tifoz i vogël ka arritur ti shpëtojë sigurisë dhe ka shkuar me vrap në drejtim të brazilianit duke lotuar.

Forcat e sigurisë u afruan për të marrë djaloshin, por Neymar nuk i lejoi ata.

Më pas ai heq fanellën dhe ia jep tifozit të vogël, i cili qan nga emocionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button