Deputetja e franceze Tangi: Thirrjet janë të sinqerta, duhet të prononcohet edhe Greqia (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Francës, Liljana Tangi ka vlerësua se marrëveshja Maqedoni – Greqi është e arritur historike, dhe se për të njëjtën, pas referendumit të 30-shtatorit, pozitivisht duhet të prononcohet edhe Greqia – kushte këto për nisjen e negociatave Maqedoni – BE, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ndërsa referendumi paraqet një etapë e atij procesi, ku më vonë do të duhet edhe Greqia të prononcohet pozitivisht, që në fund të gjitha këto kushte të bashkohen dhe të nisin negociatat”, ka deklaruar Tangi në intervistë për “TV 24“.

Deputetja franceze Tangi ka vlerësuar se thirrjet për dalje në referendum nga ndërkombëtarët janë të sinqerta, pasi që të gjitha shtetet janë të kënaqura nga arritja e marrëveshjes Maqedoni – Greqi.

“Kuptohet se porosia e shoqërisë ndërkombëtare, e shteteve evropiane dhe e Francës është e sinqertë. Ajo shkon në drejtim të përmbushjes së kritereve të Bashkimit Evropian, që nëpërmjet procesit adekuat, të mundësohet përfshirja e shtetit në Union. Nuk shoh arsye që Franca dhe shtetet e Evropës të mos jenë të kënaqura nga arritja e marrëveshjes pas shumë vitesh. Mendoj se duhet të jemi të kënaqura, dhe besoj se ajo është një hap e cila dërgon deri te negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Tangi.

Për referendumin e 30-shtatorit sot janë deklaruar, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviçnënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahorsekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, kurse dje edhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron, ndërkaq presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button