Silva:Kolegët më bindin, mos shko në PSG

Thiago Silva foli nga Rio de Janeiro në lidhje me zërat e shumtë që kanë qarkulluar së fundi për të ardhmen e tij. Braziliani u shpreh i lumtur që tentativat për transferimin e tij te PSG dështuan.

“Të jem i sinqertë nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milani”, tha Thiago Silva për gazetarët brazilianë. “Në çdo intervistë që kam dhënë, jam shprehur qartë se dua të qëndroj dhe të vazhdoj karrierën te Milani. Por ngaqë kam luajtur mirë, klubet e tjera më kanë vëzhguar dhe është normale që do të kishte oferta. Jam i lumtur që do të qëndroj”.

Thiago Silva tregoi se është kontaktuar nga shokë të skuadrës, të cilët kanë dashur ta bindin që të refuzojë kalimin te PSG. Ai tha se disa prej këtyre janë Ibrahimovic, Cassano, Pato, Robinho dhe Yepes.

Lajme të ngjashme

Back to top button