Osmani për Ivanovin: Është gjithçka çfarë dëshirojmë ta ndalojmë më 30-shtator

“Ndoshta është mirë që u bë kështu, sepse zotëriu Ivanov paraqet atë çfarë dëshirojmë ta ndalojmë më 30 shtator. Ajo që Maqedonia dëshiron ta ndalë më 30 shtator, është presidenti Ivanov me veprimet e tij gjatë kësaj periudhe”, kështu ka komentuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani njoftimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që nuk do të votojë në referendumin e 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej Osmani, ka vlerësuar se vendimi për referendumin e 30-shtatorit paraqet vendim ndërmjet Ivanovit dhe cilivilizimit perëndimor.

“Mirë që e dimë se çfarë presin qytetarët, dhe qartë e bëjmë kontrastin mes asaj që duhet të vendosim. Vendimi është mes asaj që paraqet zotëriu Ivanov dhe asaj që paraqet bota perëndimore civilizuese e cila erdhi këtë muaj në Shkup”, tha Osmani.

LEXO: Ivanov: Nuk do të votoj në referendum

Përndryshe, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se nuk do të votojë në referendumin për çështjen e emrit të vendit.

Ndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Stoltenberg me video: Dera e NATO-s është e hapur, qytetarët do të vendosin se a do të kalohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button