Stoltenberg me video: Dera e NATO-s është e hapur, qytetarët do të vendosin se a do të kalohet

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, me mesazh prej videoje ka vlerësuar, se qytetarët me votën e tyre në referendumin e 30-shtatorit, do të vendosin se a do ta kalojë Maqedonia derën e hapur të NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Tash është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është mundësi që jepet një herë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur, por vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosin që ta kalojnë atë”, ka thënë Stoltenberg.

LEXO: Referendumi, Makron me video-porosi: Jam “PËR”, besoj në ardhmërinë e Maqedonisë

Dje mesazh me video ka dërguar edhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button