RDK nga Dollneni: Që t’i japim drejtimin e duhur Maqedonisë, masivisht të votohet në referendum (FOTO)

Në kuadër të fushatë së referendumit të 30-shtatorit, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mbrëmë organizoi takim me qytetarët e Komunës së Dollnenit për t’i informuar rreth rëndësisë së votimit, me çka kryetari Vesel Memedi ftoi qytetarët: “Në mënyrë masive të votojnë, që t’i japin drejtimin e duhur këtij shteti, drejtimin drejt NATO-s dhe BE”, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia është dëshmitare e tri marrëveshjeve jetike për vendin, Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, dhe së fundmi, Marrëveshja e Prespës. Këto marrëveshje kanë pasur kundërshtarë të ashpër, njashtu si ndodh së fundmi me Marrëveshjen e Prespës. Këta njerëz dhe grupacione nuk ka marrëveshje në botë që mund t’i kënaq, sepse qëllimi i tyre është që të kemi sa më tepër mosmarrëveshje me qëllim që të gravitojnë më lehtë në këto hapësira problematike”, tha Memedi.

Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, i cili në mes tjerash foli për dobitë që sjell inkuadrimi në NATO dhe BE, sidomos në rritjen e fondeve evropiane për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe fondeve të ndryshme evropiane për zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së përgjithshme, me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e këtij shteti.

“Figurat publike, që rregullisht kanë qenë në mbrojtje dhe përkrahje të viktimave politik, gjithmonë kanë të drejtë më të madhe të flasin për hallet e qytetarëve të kësaj komune, sepse këta figura janë rritur nëpërmes halleve dhe sfidave të rënda përgjatë gjithë jetës së tyre, tha Fazliu.

Në fund të takimit, fjalë rasti mbajti edhe drejtori i farërave pranë Ministrisë së Bujqësisë, Hilmi Gashi, i cili foli në detaje për dobitë e inkuadrimit të vendit në NATO dhe BE, në sferën e bujqësisë, duke pasur për bazë faktin se qytetarët e Komunës së Dollnenit kryesisht merren me fushën e bujqësisë.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button