EHM: Nga e hëna ulje e temperaturave për 15 gradë celsius

Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë (EHM) paralajmëron një ndryshim të dukshëm të motit të hënën me ulje të temperaturave dhe erëra të forta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur EHM, në pjesën e parë të ditës së hënë moti do të jetë i ngrohtë, por nga shkaku i një mase të ajrit të ftohtë nga veriu në pjesën e dytë të ditës, do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shi të shkurtër në veri dhe perëndim të vendit.

Pasditen e së hënës, duke filluar nga veriu i vendit do të fillojë të fryej një erë e fortë me një shpejtësi prej 90 kilometra në orë, që do të shkaktojë ftohje të menjëhershme të temperaturave gjatë natës, të cilat do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe në ditët në vijim.

EHM thotë se nga e marta, moti do të jetë kryesisht me diell, megjithatë me temperatura të ulëta për rreth 15 gradë celsius. Nga mëngjesi i së mërkurës do të ketë rënie të temperaturave të mëngjesit të cilat në vende të caktuara do të zbresin nën zero gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button