Nigeri, rritet numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës

Është rritur në 97 numri i personave që kanë vdekur gjatë dy muajve të fundit si pasojë e epidemisë së kolerës në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se gjatë dy muajve të fundit në shtetet nigeriane Borno dhe Yobe janë regjistruar 3.126 raste të koleras. UNOCHA bëri të ditur se 97 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Në deklaratë thuhet se në 6 rajone të provincës Yobe janë regjistruar 989 raste ndërsa 61 persona kanë vdekur si pasojë e epidemisë.

Në 8 rajone të shtetit Borno janë regjistruar 2.137 raste të koleras ku 36 prej tyre kanë vdekur.

Epidemia e kolerës shfaqet shpesh në rajonet e Nigerisë ku uji i pijshëm është i kufizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button