Haradinaj javën e ardhshme viziton SHBA-në, në fokus e ka fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, javën tjetër do të shkoj në SHBA, transmeton Koha.net.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se në fokus, do ta ketë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Krahas kësaj, thotë ai, për ta forcuar partneritetin me SHBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington.

“Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!”, përfundon ai.

Kujtojmë, se edhe presidenti Hashim Thaçi pritet të udhëtojë për në SHBA, ku edhe do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button