Reforma në mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve është duke u realizuar

Në Programin parazgjedhor të LSDM-së në dhjetor të vitit 2016 është premtuar si në vazhdim:

Në Ligjin për mbrojtje sociale do të përfshijmë Programin për të hyra minimale adekuate, përmes të cilit persona të cilët jetojnë në varfëri do të kenë një kompensim në para si plotësim i të ardhurave të tyre në vijë me varfërinë në vend, me qëllim që të dalin prej gjendjes së varfërisë. Çdo familje katër anëtare, e cila jeton në varfëri dhe nuk ka të ardhura të tjera do të merr 12.000 denarë në muaj. Familjet me të ardhura nën 12.000 denarë, do të ju jepet dallimi i shumës në këtë program. (Për shembull, nëse në familje ka të hyra prej 4.000 denarësh, shteti do të ndihmojë me 8.000 denarë plus). Programi do të zhvillohet në dy faza duke filluar prej vitit 2018. (faqe 215). 

Do të krijojmë program për mbështetje individuale të fëmijëve prej familjeve të cilat nuk janë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe familjeve me të ardhura të ulëta, si mbështetje të familjeve të cilat janë të rrezikuara. Në atë mënyrë do të zvogëlojmë varfërinë e cila rrezikon fëmijët, por edhe të ardhmen e Maqedonisë. (faqe 216)

[Burimi: LSDM– Plani për jetë në Maqedoni (faqe 215 dhe 216)   – data, dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Premtimi  LSDM-së nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 për reforma në mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, është duke u realizuar. “Vërtetmatësi” bazon notën e tij pas prezantimit të planit të përgjithësuar i cili tashmë është përgatitur në draft-ligj për ndryshime në Ligjin për mbrojtje sociale. Plani u prezantua mbrëmë, 18.09.2018 në konferencën për shtyp në Qeverinë e Zoran Zaevit dhe ministrave kompetent Mila Carovska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale dhe Dragan Tevdorovski, ministër për Financa.

Kryeministri theksoi se dy qëllimet kryesore të këtij plani janë zvogëlimi i varfërisë dhe rritja e punësimit, sepse plani parasheh përputhshmëri të këtyre dy draft qëllimeve në një paket.

Prej fillimit të vitit të ardhshëm, familja katër anëtarëshe në rrezik social me një person të paaftë për punë do të ketë mundësi të merr kompensim mujor prej 11.700 denarësh. 

Për më shumë se 70% të shfrytëzuesve të ndihmës sociale rritja është më tepër se 300% ose tre herë më shumë se ajo çka kanë marr deri më tani”, deklaroi kryeministri Zaev. 

Ministrja Carovska theksoi se praktikisht po investohet në njeriun dhe se “me këtë reformë jo vetëm rritet kompensimi, por njëkohësisht investojmë në rikualifikimin e personave të cilët janë të papunë që të mund të aktivizohen në tregun e punës. Çdo fëmijë është i rëndësishëm. Kujdesemi për të gjithë fëmijët, edhe për fëmijët që pranojnë ndihma sociale edhe për fëmijët në amvisëri me të hyra të ulëta – për të gjithë ato parashohim kompensime fëmijërore dhe edukative”. 

Reformohet edhe mënyra e punës së qendrave për mbrojtje sociale sepse çdo familje e prekur prej tani do të ketë një punonjës social i cili do të del në terren, që do të thotë se ka për detyrë të vizitojë dhe të bëj plan dhe vlerësim të rrezikshmërisë dhe të të ardhurave të gjeneruara.

Ministri Tevdorovski sqaroi se reforma do të kushtojë 2,2 miliard denarë ose rreth 36 milion euro të cilat duhet të sigurohen prej buxhetit të vitit 2019. Ai njëkohësisht shtoi se presin implikime pozitive në ekonomi, sepse pritet që për shkak të rritjes së parave të pranuara te kategoritë e prekura të qytetarëve të rriten shpenzimet, dhe të ulet numri i përgjithshëm i personave të papunë.

Në konferencë për shtyp u sqaruar se ligji pritet të miratohet në nëntor-dhjetor të këtij viti dhe të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit të ardhshëm, si dhe pritet të rritet numri i shfrytëzuesve të kësaj mase veçanërisht me bazë të shtesës fëmijërore për arsim në familjet me të hyra minimale dhe të garantuara.

Sepse në premtimin e LSDM-së thuhet se programi do të zbatohet në dy faza duke filluar prej vitit 2018, dhe meqë bëhet fjalë për plan të plotë dhe të përgjithshëm i cili është i saktë si propozim-ligj, duke pasur parasysh se është siguruar dhe llogaritur se sa do të kushtojë, si dhe me qëllim që të hy në fuqi me 1.01.2019, praktikisht për katër muaj, ky premtim zgjedhor, edhe pse me pak vonesa si edhe pse është në fillim të realizimit, e vlerësojmë se është duke u realizuar. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button