Lideri i VMRO-së, Mickoski demanton informatat se partia e tij po përçahet

Të gjithë ata që mendojnë se në VMRO-DPMNE ka ndonjë përçarje ose ndonjë mosmarrëveshje, e gënjejnë veten. Mund t’i zhgënjej, jo vetëm që nuk ka përçarje, por partia është unike dhe në periudhën që vijon vazhdon t’i prezantojë politikat e veta, tha lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, shkruan MIA.

Në një koment për qëndrimin e disa bashkëpartiakëve të tij se nuk është mirë të ketë bojkot të referendumit më 30 shtator, Mickoski në një intervistë për TV Kanal 5 theksoi se ky është qëndrim parimor, i sinqertë dhe i ndershëm duke e përsëritur thirrjen deri te anëtarët dhe qytetarët për të vendosur sipas bindjes së tyre.

“Nënkryetari Mitko Jançev, ish-funksionari i lartë i partisë Nikolla Todorov… dolën me qëndrim personal që është në kuadër të qëndrimit partiak. Unë jo rastësisht në një emision kam thënë se qëndrimi partiak është një shumicë e madhe dhe në të ka shumë përfshirje, kështu që shumica jonë i përfshin të gjithë ata qytetarë të cilët më 30 shtator do të veprojnë në atë mënyrë në të cilën do të veprojnë dhe do të dalin kështu ose ashtu ose ja si Todorovi do ta bëjnë fletën të pavlefshme”, tha Mickoski.

Ai theksoi se në Ligjin për referendum qartë qëndron çka është proces i suksesshëm i referendumit dhe çka proces i pasuksesshëm i referendumit, që megjithatë, vlerësoi se zhvillohet në mënyrë katastrofike  me porosi shumë të gabuara dhe manipuluese.

I pyetur nëse pret që 28 deputetët tjerë ta ndjekin shembullin e 20 deputetëve të cilët u deklaruan se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se pret më 30 shtator, qytetarët pa dallim nëse janë deputetë, artistë, amvise, mjekë, avokatë, inxhinierë… maqedonas, shqiptarë, romë, turq, vllahë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare demokratike për të vendosur si të veprojnë, nëse do të dalin ose do të vendosin për të abstenuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button