Dy peshkaqenë për 10 sekonda e hëngrën peshkun 272 kg

Si një prej kafshëve më të shpejta të detit, peshkun sharrë është shumë e vështirë të kapet nga peshkatarët.

Kjo iu shkoi ndoresh dy peshkatarë australianë, të cilët e zunë një peshk të tillë me peshë rreth 272 kilogramë. Mirëpo, nuk ishin vetëm peshkatarët ata që donin që peshku sharrë të jetë “gjah i ditës” për ta.

Pasi e zunë në grep peshkun sharrë tre peshkatarë australianë vërejtën se rreth gjahut të tyre notonte edhe një grup i peshkaqenëve tigra.

Nga ai grup menjëherë u ndanë dy peshkaqenë të mëdhenj, të cilët i futën dhëmbët në gjahun e peshkatarëve dhe nuk lejuan që ata ta nxjerrin gjahun në anije.

Pas një beteje dramatike rreth peshkut, gjë që e xhiroi me kamerë njëri nga tre peshkatarët, peshku sharrë u nxor nga uji, ose më saktësisht të themi vetëm koka e tij. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button