Rishikimi i historisë, pro dhe kundër

Kryeministri Sali Berisha në këto ditë të nxehta vere, e hodhi sërish idenë dhe vëmendjen drejt historisë dhe rishkrimit të saj. 

Kreu i qeverisë mendon se shumë figura të rëndësishme në luftën nacional-cirimtare janë mbivlerësuar dhe disa të tjerë janë lënë në harresë. 

Por historia shkruhet nga historianët dhe studiuesit ndajnë mendime të ndryshme, mbi këtë deklaratë të kreut të qeverisë. Profesorët Beqir Meta  dhe Pëllumb Xhufi tregojnë pikëpamjet e tyre.

“Rishikimin e historisë e bën shoqëria dhe një grup specialistësh, ekspertësh që merren me historinë. Janë marrë deri më tani 700 mijë faqe nga arkivat e huaja, europiane dhe amerikane që ne s’i kemi patur. Këto sigurisht që sjellin nxitje dhe shtytje për të rishkruar historinë”, thotë historiani Beqi Meta.
“Për herë të parë publikisht ai njohu vlerën e luftës nacional-clirimtare, të cilën që në vitin 1992 me tentativat për heqjen e ditës së clirimit, që ishte vetëm mbulesa, kërkoi që këtë luftë ta kalonte jo si një faqe të shkëlqyer të historisë së Shqipërisë”, thotë historiani  Pëllumb Xhufi. 

Historia është gjithnjë një proces në rishkrim. Ne e kemi bërë që pas ‘90 dhe po e bëjmë edhe sot, thotë zoti Meta. Shumë figura janë riparë, por kjo bëhet nga historianë e studiues./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button