Përkrahje për ardhmërinë evropiane të vendit nga boshnjakët dhe goranët në Maqedoni dhe në Kosovë

Duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve dhe të ndiqet drejtimi që ata do ta projektojnë me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për këtë brez dhe brezat e ardhshme nga të gjitha bashkësitë në Maqedoni.

Kjo u konkludua në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe përfaqësuesve dhe pjesëtarëve të bashkësisë së boshnjakëve dhe goranëve  në Maqedoni dhe në Kosovë.

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, u shpreh përkrahja e madhe për ardhmërinë evropiane të vendit ku qytetarët duhet ta sigurojnë me vendimin historik në referendumin e 30 shtatorit.

Kryeministri Zaev i falënderoi për përkrahjen dhe theksoi se në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, Qeveria e Republikës së Maqedonisë punon në zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin tregtar rajonal dhe sigurimin e jetës cilësore për gjithë qytetarët e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button