Meksikë, që nga fillimi i vitit 10 gazetarë të vrarë

Gazetari meksikan Mario Gomez është vrarë gjatë një sulmi të armatosur para shtëpisë së tij në qytetin jugor Yajalon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta meksikane “El Heraldo de Chiapas” bëri të ditur se gazetari i tyre 35 vjeçar Gomez është vrarë gjatë një sulmi të armatosur të cilin e kanë kryer dy persona të panjohur. Sulmi ndaj Gomez ka ndodhur para shtëpisë së tij teksa ai shkonte në punë në qytetin Yajalon, jo shumë larg kufirit me Guatamalën.

Theksohet se Gomez rreth 10 vite ka ndjekur dhe shkruar për ngjarje të ndryshme në këtë rajon. Gomez është gazetari i 10-të në Meksikë që është vrarë vetëm këtë vit.

Gazeta meksikane kërkoi nga institucionet zyrtare që të zbatohet hetim i plotë për vrasjen e gazetarit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button