Nesër në Tearcë mbahet “Dita e Groshës”

Manifestim i cili çdo vit tërheq më shumë se një mijë vizitorë, edhe këtë vit do të mbahet me 22 shtator 2018 nga ora 16:00 në 24:00 në Tearcë. Për vizitorët, banorët e këtij fshati dhe miqtë e tyre janë të gatshëm të gatuajnë mbi 100 kilogramë groshë dhe 100 kilogram Alvë tradicionale.

Dita e Groshës këtë vit për herë të 9-të do të organizohet në Tearcë, dhe aftësitë e tyre në këtë ngjarje do t’i prezantojnë banorët e rajonit, SHKA-të e tre kombësive që veprojnë në rajon, shkollat, si dhe ekspozitë të Muzeu më të vogël etnologjik.

Kjo ngjarje implementohet nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Grupin e Punës të Përhershëm – SËG, Qendrën për Arte Bashkëkohore – Shkup dhe Fondacionit Friedrich Ebert.

Рendi i ditës
Manifestimi: “Dita e Groshës”

21.09.2018 (E Premte)
18 : 00 – Hapja e manifestimit (Në hapsirat e SH.F “Кiril Pejqinoviq“ – Теаrcë)
18 : 15 – Ekspozitë me fotografi nga manifestimi nder vite

22.09.2018 (E shtunë)
16 : 00 – Debat në temë “Perspektivat Rinore për zhvillim Lokal”
Panelistët:
– Vladimir Gjorgjevski– Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO
– Marija Sulejmanova– Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave – Romalitiko
– Ivona Krstevska Ivona Bon Bona – Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë
– Arianit Xhaferi – Eco Guerrilla

17 : 00 – Defile dhe degustim të ushqimeve përgaditur nga ana e nxënësve Ekspozitë e shtandeve të shkollave fillore, Prezantim të pjesës kulturore
18 : 00 – Degustim të Groshës dhe ushqimeve të ndryshme

19 : 30 – OPEN AIR FESTIVAL
Dj Niki Edëards dhe DJ Dario Angelovski (Dacci)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button