Rama për idenë për korrigjim të kufijve: ndodhemi para një shansi historik

Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e komentuar idenë për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ky është shans historik që vjen një herë në 30 vite edhe pse, siç shtoi, ende nuk ka ndonjë ide finale për këtë çështje. Rama nuk u prononcua drejtpërdrejt pro apo kundër korrigjimit të kufijve, të cilën e propozuan presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

“Mendimi im është ky: unë nuk kam përgjigje që të them se kjo është zgjidhje, por mund të them se nuk është kritikë për Hashim Thaçin, por mendoj se personalizimi i kësaj është diçka që mund të ketë çmim shumë të madh. E di se kush mund të jetë çmimi? Ne jemi para një shansi historik dhe ekzistojnë shumë pikëpamje që ta humbin apo ta fitojmë nëse sillemi si amatorë. Shansi i këtillë mund të vijë pas 30 viteve”; deklaroi Rama, në emisionin “Opinion” në televizionin Klan në Tiranë.

Kjo është deklarata e parë e tij lidhur me idenë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Paraprakisht shefi i shtetit, Ilir Meta, si dhe liderët e partive opozitare, duke e parashtruar qëndrimin kundër idesë së këtillë, të njëjtën e vlerësuan si shumë të rrezikshme rreth paqes dhe stabilitetit në rajon. Ata e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi me arritje të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button