Theresa May: BE më shumë respekt për Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ka thënë se Bashkimi Europian,  duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në negociatat e Brexit.

Në një deklaratë në Downing Street, ajo tha se është e papranueshme që krerët e BE-së të refuzojnë planin e saj pa alternativë në këtë “fazë të vonshme të negociatave”, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Në një samit të BE-së të enjtën, presidenti i Këshillit Europian, tha se plani i May “nuk do të funksionojë”.

Rënia e poundit kundrejt dollarit dhe euros u thellua pas deklaratës së May.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Të dy palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje deri në nëntor kështu që mund të ratifikohen në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button