SHBA, në një kopsht plagosen 5 persona, mes tyre 3 foshnje

 Së paku pesë persona, përfshirë tre foshnje, janë therë në një kopsht fëmijësh në New York City, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët konfirmuan se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes në një shtëpi në Queens, ku gjendet kopshti.

Plagë në pjesën e bargut kanë marrë foshnjet një muajshe dhe tre ditëshe, ndërsa tjetra 20 ditëshe ka pasur lëndime në vesh, mjekër dhe buzë.

Policia thekson se janë lënduar edhe babai i njërës prej foshnjeve, që ka qenë në kopsht, si dhe një grua e cila punonte aty. Të gjitha janë në gjendje kritike, por stabile.

Policia në bodrumin e shtëpisë ka gjetur një grua 52 vjeçare, e cila vetes i ka shkaktuar plagë dhe gjendet në paraburgim në spital.

Motivi i sulmit ende nuk është vërtetuar dhe nuk është e qartë nëse kopshti ka qenë i liçencuar për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button