Thaçi – Le Roa: Mbështetje të plotë për referendumin e 30-shtatorit

Në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi me ish të dërguar special të Bashkimit Evropian në Francë, Alen Le Roa, dhe ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, është dhënë mbështetje e plotë për referendumin e 30-shtatorit, njofton Portalb.mk.

“Ambasadori Le Roa dha mbështetje të plotë për referendumin e 30-shtatorit, duke theksuar se Parisi zyrtar qëndron fuqishëm pas aspiratave euroatlantike të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Lideri i PDSH-së, Thaçi theksoi se Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të saj, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë, andaj në këtë drejtim PDSH do ta jep kontributin e saj maksimal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button