Xhaferi – Kastaldo: Mbështetje e PE-së për Kuvendin dhe politikën në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në takimin me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Fabio Masimo Kastaldo, shprehu falënderim ndaj Parlamentit Evropian për mbështetjen që në vazhdimësi shprehet për procesin eurointegrues të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Kryeparlamentari Xhaferi, ka informuar informoi Kastaldon për të gjitha aktivitetet e ndërmarra në periudhën e kaluar për rritjen e dukshmërisë së shtëpisë ligjvënëse, që kontribuoi për rritjen e rejtingut të Kuvendit në publik.

Nënkryetari Kastaldo përsëriti gatishmërinë e Parlamentit Evropian të vazhdojë të jetë mbështetësi dhe partneri kryesor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë edhe në të ardhme edhe në nivel politik edhe në atë ekspert.

Në lidhje me referendumin e ardhshëm, Kastaldo nënvizoi se është me rëndësi qytetarët të dalin dhe ta shprehin qëndrimin e vet, ndërsa bojkotin e referendumit e konsideron si bojkot të demokracisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button